Shërbimet tona

Ne kuptojmë se çdo udhëtim emigrimi është unik, prandaj ofrojmë zgjidhje të personalizuara që përmbushin nevojat tuaja.

Në ELONA HYSA, ne e shohim migrimin jo vetëm si një proces, por si një mundësi për të zbuluar një të ardhme të re të mbushur me mundësi.

Legalizimi i Shtetasve të Huaj dhe Procedura e lëshimit te shtetësisë greke (natyralizmi)

Me një specializim shumëvjeçar në fushën e së drejtës së migracionit,
ofroj shërbime juridike të strukturuara dhe të gjithanshme në të gjitha
fazat e legalizimit të shtetasve të huaj. Marr përsipër procedurën e
dhënies fillestare dhe të rinovimit të lejeve të qëndrimit, si dhe
verifikimin e ekzistencës së masave të pezulluara të dëbimit apo
ndalimit të hyrjes në territorin helen. Përmes udhëzimit të saktë ligjor sigurohet qëndrimi
dhe ushtrimi i veprimtarisë profesionale në territorin grek, pa vonesa
apo pengesa të panevojshme. Ç'do çështje trajtohet me integritet,
diskrecion dhe kujdes të personalizuar, duke garantuar nivelin më të
lartë të sigurisë juridike për klientin.
Gjithashtu, ofroj asistencë të plotë në procedurën e lëshimit te shtetësisë greke, si
për të rriturit, ashtu edhe për të miturit. Siguroj këshillim dhe
përfaqësim në paraqitjen e kërkesave për natyralizim, si për poseduesit,
ashtu edhe për personat pa EDΤΟ (Letërnjoftim i Posaçëm i Homogjenit),
duke i kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes së kujdesshme dhe të
plotë të dosjes. Me përvojë të
qëndrueshme dhe profesionalizëm të lartë, ndërmarr të gjitha hapat e
nevojshëm që çojnë në fitimin e shtetësisë greke.

Shërbime Elektronike në platformën e-Albania

Ofrιm asistencë të plotë dhe të besueshme për ç'do procedurë të kryer
përmes platformës zyrtare e-Albania. Ndërmarrim organizimin e takimeve
për rinovimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve shqiptare në Ambasadën dhe Konsullatën Shqiptare në Greqi, si dhe
realizojmë në mënyrë elektronike lëshimin e të gjitha certifikatave
zyrtare të nevojshme. Gjithashtu, përkujdesemi për pajisjen e
dokumenteve me vulën Apostille (sipas Konventës së Hagës), si edhe për
depozitimin dhe administrimin e aplikimeve që lidhen me çështje
pensionale apo të tjera procedurale-administrative.
Me përvojë të specializuar, korrektësi institucionale dhe shërbim
efikas, sigurojmë lehtësimin e procedurave dhe kursimin e kohës suaj,
duke shmangur ç'do kompleksitet administrativ.

Transaksione të Pasurive të Paluajtshme

Ofroj asistencë të plotë dhe të specializuar juridike në fushën e
pasurive të paluajtshme (Real Estate) me
qëllim garantimin e një trajtimi të sigurtë, të ligjshëm dhe të ekzekutuar mirë
të ç'do transaksioni.
Në kuadër të transaksioneve që lidhen me pasuritë e paluajtshme, siguroj
një paketë të plotë shërbimesh juridike: bashkëpunoj me noterë,
kontabilistë dhe inxhinierë të kualifikuar, me qëllim të garantimit të
ligjshmërisë, transparencës dhe sigurisë së të gjitha procedurave. Marr
përsipër verifikimin e titujve të pronësisë, hartimin dhe përgatitjen e
akteve noteriale, si edhe ofrimin e udhëzimit juridik të vazhdueshëm nga
faza përgatitore deri në nënshkrimin përfundimtar të kontratës.

Lëshimi i Vizave – Golden Visas

Golden Visa
Me specializim në lejet e qëndrimit për qëllime investimi (Golden Visa),
ofroj përfaqësim dhe asistencë tërësisht të strukturuar juridike për
marrjen e lejes së qëndrimit përmes blerjes së pasurisë së paluajtshme
ose formave të tjera të investimit në Republikën e Greqisë. Ndjek të
gjitha fazat procedurale – nga kontrolli juridik i titujve të pronësisë
dhe hartimi i akteve noteriale, deri te përgatitja, depozitimi dhe
ndjekja e kërkesës për lëshimin e lejes së qëndrimit të kësaj katigorie.
Përvoja ime shumëvjeçare në trajtimin e çështjeve të investitorëve
ndërkombëtarë siguron efikasitet, siguri juridike dhe udhëzim të qartë
në çdo hap të procesit. Golden Visa ofron të drejtë hyrjeje dhe qëndrimi
në Greqi dhe në Zonën Schengen, duke garantuar zgjidhje të qëndrueshme
dhe të menjëhershme për ju dhe familjen tuaj.
Viza e Tipit D
Marr në dorëzim dhe administroj të gjithë procesin e pajisjes me vizë
hyrëse të tipit D (vizë kombëtare), e cila është e domosdoshme për
qëndrim afatgjatë në Greqi për qëllime punësimi, studimi ose bashkimi
familjar. Siguroj udhëzim të plotë proceduror – nga përgatitja e
dokumentacionit, verifikimi i përmbushjes së kushteve ligjore, deri te
depozitimi dhe ndjekja e kërkesës deri në miratimin përfundimtar.
Ekspertiza ime në menaxhimin e çështjeve komplekse ul në minimum
rrezikun e gabimeve dhe vonesave administrative, ndërsa ofroj komunikim
të vazhdueshëm me klientin deri në lëshimin e vizës.
Viza për Bashkim Familjar
Procedura e bashkimit familjar karakterizohet shpesh nga kompleksitet
dhe afate të gjata. Me njohuri të thelluar të kuadrit ligjor kombëtar
dhe ndërkombëtar, ofroj mbështetje të plotë juridike për realizimin e
bashkimit me familjarët tuaj në kohën më të shkurtër të mundshme.
Marr përsipër mbledhjen, legalizimin, përkthimin dhe depozitimin korrekt
të dokumentacionit të nevojshëm, si dhe ndjekjen e pandërprerë të
ecurisë së kërkesës pranë autoriteteve kompetente konsullore. Me
profesionalizëm, diskrecion dhe përvojë në çështje ndërkufitare,
garantoj përfaqësim të sigurt juridik dhe finalizim sa më të shpejtë të
procedurës.

Përkthime

Ofrojmë përkthime zyrtare, të besueshme dhe me standard të lartë
cilësie në gjuhët Greke, Shqipe, Angleze dhe Italiane. Shërbimi ynë
përfshin përkthimin e dokumenteve juridike, certifikatave, kontratave,
akteve gjyqësore, si edhe ç'do dokumenti tjetër që kërkon përkthim zyrtar
për përdorim në procese administrative ose gjyqësore. Me njohuri të
specializuar në terminologjinë juridike dhe me ekspertizë në të drejtën
e emigracionit, garantojmë që përkthimet përputhen plotësisht me
specifikimet ligjore të parashikuara dhe pranohen nga autoritetet
kompetente pa nevojë për procedura shtesë nga ana juaj.

Adresa

HERAKLIO Rruga Kardias 156A, Kati Përdhe, K.P. 716 01

SANTORINI Epayleia Firon, Pyrgos, K.P. 847 00

MYKONOS Boskari 3, K.P. 846 00

KOS Hana, K.P. 853 00

THES/NIKI Vasiléos Iraklíou 28, K.P. 546 24

Telefoni

  • +30 2311 274790 (Qendra Telefonike)

  • +30 694 853 8155

Email

Planifikoni një takim këshillues